I çalë dhe me pranga në duar, momenti kur Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë greke


Me pranga në duar, me tuta të bardha dhe një xhup 45 vjeçari, Spartak Dyrmishi është dorëzuar në duart e policisë greke e cila e kishte shpallur në kërkim për përdhunim.

Policia publikoi pamje të dorëzimit vullnetar të 45 vjeçarit nga Vlora i cili do të gjykohet për përdhunimin e një shtetaseje dhe përdhunimin e një shtetaseje tjetër të mbetur në tentativë.

Autoritetet greke kishin kërkuar ndihmën e policisë shqiptare pasi kishin mësuar se Dyrmishi kishte hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

“Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije” informoi sot policia.

Autoritetet e policisë greke falenderuan autoritetet shqiptare për reagimin e menjëhershëm që çoi në arrestimin e tij.

Përdhunimi ka ndodhur më 23 tetor 2022 në Paleo Faliro të Greqisë ndërkohë që policia greke kishte firmosur urdhëarrest ndërkombëtar për të.