Greva e pedagogëve, Rama: Njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman
Pas deklaratës së Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë se do të futen në grevë nëse nuk marrin një reagim nga qeveria, kryeministri i vendit ka reaguar përmes një sttausi në Twitter.
Kreun e Sindikatës Aleksandër Kovaçi ai e cilëson si shiks të Nongratës që ka marrë urdhër për ti dhënë ultimatum qeverisë për rritje të pagave.
"Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!" shkruan ai.
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë! pic.twitter.com/D5t9ggP444
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022