Biberaj: Privati negativ për protestën e pedagogëve, rektorët pasivë, i bëjnë hije Ramës
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Aleksandër Biberaj u shpreh se një pjesë e pedagogëve janë konformistë dhe nuk duan që t’i bëjnë oponencë kryeministrit dhe ministrave.
Ai tha se ka pasur edhe fakultete që kanë thyer grevën. Kërkesat janë minimale, rritje 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.
Biberaj: Universitetet private kanë mbajtur dhe mbajnë një qëndrim shumë negativ. Nëse rriten pagat në universitet publike, kush do të punojë në privat? Rama i thërret edhe privatin dhe publikun në takim, ndërsa kërkesat janë tonat. Shkojnë privatët duke bërë grevë-thyesin.
Edhe rektorët tanë kanë qenë në pozita shumë pasive, kur janë zgjedhur me votat tona dhe i bëjnë hije kryeministrit. Ka pasur edhe fakultete që kanë thyer grevën. Kërkesat janë minimale, rritje 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër. Fillojnë pedagogët e rinj me 500 mijë lekë dhe pastaj ata që kanë 30 vjet punë shkojnë deri në 1 milionë lekë. Ne do të hyjmë në grekë, sikurse ka thënë sindikata nëse nuk plotësohen kërkesat.
