Milo: Jemi në gjendje alarmante, duhet ulur borxhi publik dhe institucione të pavarura

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Petraq Milo, profesor i shkencave të ekonomisë u shpreh se vendi sot është në gjendje alarmante.

Ai tha se qytetarët ankohen për zbatimin e ligjit, duke theksuar se duhet vullnet politik për të bërë transparencë në institucione.

Milo: Sot jemi në gjendje alarmante. Duhet institucione të pavarura. Qytetarët ankohen për zbatimin e ligjit. Policia, sa raste ka të përsëritura. Prandaj do ta marrim ne këtë barrë të rëndë. Duam që policia të jetë e pavarur.

Duhet ulur borxhi dhe duhet vendosur një tavan dhe ky tavan duhet vendosur në Kuvend. Sigurisht që duhet parë menaxhimi i borxhit dhe duhet shtrirë afati i çdolloj borxhi tjetër, por kjo kërkon qëndrueshmi politike.