Milo: Partia e Lirisë do tu bëjë audit koncesioneve, PS nuk ka vullnet të ndahet me krimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2022, 22:19
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Petraq Milo, profesor i shkencave të ekonomisë u shpreh se Partia e Lirisë do të bëjë auditim të koncesioneve.
Ai tha se ka një parti që nuk ka vullnet ta bëjë një gjë të tillë që është PS-ja, dhe një parti që e ka vullnetin që ta bëjë këtë gjë, që është Partia e Lirisë.
Milo: Ke një parti që nuk ka vullnet ta bëjë një gjë të tillë, dhe një parti që e ka vullnetin që ta bëjë këtë gjë. Ke një parti që thotë se do të ndahet me krimin. Ky është një vullnet politik. Edhe sikur një koncesion të jetë duke marrë paratë e qytetarëve është vjedhje.
Prandaj do të bëhet auditim i koncesioneve. Nëse do të ndahesh nga krimi, koncesionet dhe paratë e pista ndahesh, nëse ka një vullnet politik.

