Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

Qindra udhëtarë shqiptarë u bllokuan këtë të dielë në pikën kufitare të Kapshticës. Radhët e automjeteve arritën në mbrëmje nga dogana deri në fshatin Kapshticë.

Mbrëmjen e së dielës dhjetëra udhëtare shqiptarë janë bllokuar për disa orë në pikën kufitare te Kapshticës.

Radha kilometrike e automjeteve u krijua në kufi, që prej orës 16.00 të pasdites, në dalje nga vendi ynë drejt Greqisë, e me kalimin e kohës, fluksi erdhi duke u rritur.

Disa nga drejtuesit e automjeteve të revoltuar nga pritja dhe lodhja e krijuar,  fajësonin palën shqiptare për selektim të udhëtarëve që kalojnë kufirin, duke shkelur rregullat e radhës.

Kemi 2 orë e gjysmë këtu, por nuk është problemi se kemi aq kohë. Presim të gjithë por jo të vijnë të tjerët që njohin ato të vetët dhe të dalin përpara dhe ne presim këtu.”

“Kjo është qeveria që votoni ju.”

Të tjerë autoritete shqiptare, sipas tyre përgjegjësia bie mbi ta , pasi një situatë e tillë ka kohë që përsëritet.

“Kam 2 orë, nuk kam problem unë se jam mësuar.” 

Sipas informatave në pikën kufitare, shkak për bllokimin,  u bënë vonesat në sportele pasi pala greke punon me numër të reduktuar.

Në këtë pikë kufitare është punuar vetëm me dy sportele ndërsa në anën tonë dogana punon me 4 sportele.

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të