LDG aktivitete sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, Vokshi: “Check Up” përdoret për të vjedhur

Përgjatë muajit tetor Lëvizja Demokratike e Grave të Shqipërisë (LDG ) ka organizuar aktivitete sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit.

Këtë javë fushata u përqendrua në disa qytete si Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Pogradec Librazhd e Tiranë.

Kryetarja e kësaj lëvizjeje Albana Viokshi e ka vlerësuar jetik sensibilizimin e çdo gruaje për këtë sëmundjen që po njeh rritje vitet e fundit.  

Elbasani dhe Korça renditen të parat në shkallë vendi për numrin e grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Vokshi akuzoi ministrinë se “Check Up” përdoret për të vjedhur dhe jo për analiza apo ekzaminime për gratë.

Sipas saj familjeve shqiptare i duhet të shpenzojnë 200 mijë lekë për kurim në kryeqytet teksa kriza ekonomike vijon të vështirësojë jetesën e tyre.

Lëvizja Demokratike e Grave mbetet e angazhuar për ta vijuar fushatën sensibilizuese edhe përtej simbolikës së këtij muaji duke e shtrirë në 365 ditët e vitit.