Kivi shqiptar, në Vlorë fermerët po kultivojnë kultura të reja bujqësore
Fermerët në Vlorë prej disa vitesh kanë filluar të kultivojnë kultura të reja buqësore, një ndër to e cila tashmë është kthyer në traditë është edhe kultivimi i kivit. Në Vlorë fermerët shprehen të kënaqur me prodhimin e kivit këtë sezon.
Qazim Muhameti nga Llakatundi i Vlorës ka kultivuar me mijëra fruta të ndryshme.
Ai provoi të kultivojë edhe mango dhe avokado, frutat ekzotike mjaft të kërkuara në treg.
Por klima e papërshtatshme bëri që ato të mos prodhonin asnjë kokërr frut.
Muhameti, tanimë kultivon dhjetëra hektarë me Kivi.
Prodhimi këtë vit ka qenë mjaftë i mirë.
Ai thotë se kushtet atmosferike në Vlorë janë mjaft të favorshme për kultivimin e kivit.
“Ishte një frut që i përshtatet zonës tonë dhe porosita në Itali, fillimisht 300 rrënjë pastaj fillova i shtova kam bërë gati 1 mijë rrënjë. Kjo është një bimë që nga të gjitha llojet e bimëve të tjera ka fillimin e vështirë pastaj do pak spërkatje. Nuk preket nga vrugjet e këto të tjerat.”
Fermerët në vendin tonë kanë hasur vështirësi në gjetjen e tregut për prodhimet e tyre, ndërsa herë pas here kanë denoncuar edhe mungesën e subvencioneve nga shteti.

