Sherri tek "Agjencia" e Përmetit, arrestohet babai e ndihmësi me gati 20 mijë euro, ikën djali

Policia ka arrestuar 48 vjeçarin ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij 25 vjeç për sherrin e ndodhur dje (28 tetor 2022) në në vendin e quajtur "Agjencia", Përmet ku 5 persona u konfliktuan me sende të forta.

48 vjeçari është arrestuar në flagrancë për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim ndaj tre personave që kanë përfundar në spital.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Gj. B., 45 vjeç  pasi pas ngjarjes, ka ndihmuar 48 vjeçarin të largohet nga vendngjarja, me automjetin e tij.

Të dy personat në momentin e ndalimit, kanë kundështuar me forcë punonjësit e Policisë.

“Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.” – njoftoi Policia e Përmetit.