PL mbledh Konventën Kombëtare: Më 12 nëntor në protestë kombëtare, në zgjedhje të marrim Tiranën

Nga Konventa Kombëtare kryetari i Partisë së Lirisë ftoi anëtarët të jenë më 12 nëntor në shesh për protestën e thirrur nga Partia Demokratike, me të cilën do të jenë në koalicion edhe në zgjedhjet vendore të 2023.

Ilir Meta: Nga kjo konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, protestës kombëtare që na pret për ti treguar Shqipërisë e Botës se ne jemi popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që I tremb shqiptarët. Të gjithë së bashku të nisemi drejt 14 majit, ditës së triumfit të pluralizimit mbi monizmin. Erdhi ora për ti dhënë ndëshkimin e merituar"

Meta shprehu kënaqësinë që ishin në koalicion me PD-në.

Ilir Meta: "Jam shumë i kënaqur që jemi tashmë të angazhuar të gjithë edhe me PD-në, si partia kryesore e opozitës për ta bërë referendumin një realitet dhe për ti dhënë mundësinë qytetarëve që një herë e përgjithmonë të jenë ata zotër të këtij vendi e kurrë pushteti i radhës. Referendum ka qenë angazhimi kryesor dhe për realizimin e tij do të bëjmë çdo sakrificë."

Në zgjedhjet vendore opozita synon të largojë Erion Veliaj dhe të marrë Tiranën.

Ilir Meta: "Tirana është kthyer në një kurth betoni dhe stresi, trafiku dhe humbje kohe pafund, ku korrupsioni vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.  Treguesit e Tiranës janë katastrofikë dhe përkeqësohen dita ditës, që nga ndotja e mjedisit, asgjesimi i gjelbërimit, taksat shumë të larta, furnizimi me ujë të pijshëm, shërbimi shëndetësor, trafiku dhe parkingjet.

Prandaj, sot më shumë se kurrë Tirana ka nevojë për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit, për vendosjen e një llogaridhënie rigoroze dhe për zbardhjen e të gjitha aferave shumë të rënda korruptive që janë bërë në kurriz të qytetarëve nga kryetarët e bashkive dhe Këshillat Bashkiake.

Fitorja e Opozitës është e vetmja mundësi që qytetarët të rimarrin në kontroll qytetet e tyre, të dëgjohen dhe imponojnë vullnetin e tyre në Bashkitë dhe Këshillat Bashkiake, drejtpërdrejtë, por edhe nëpërmjet referendumit'