"Luigj Gurakuqi" feston 65-vjetorin e krijimit, 45 mijë studentë të diplomuar nga ky Universitet

Është zhvilluar ceremonia festive e 65-vjetorit të krijimit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Në këtë ceremoni morën pjesë pedagogë që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite por edhe përfaqësues të universiteteve nga Ballkani me të cilët bashkëpunon Universiteti i Shkodrës.

Rektorja Suzana Golemi tha se në këto 65 vite janë diplomuar më shumë se 40 mijë studentë.

"Në auditoret e këtij Universiteti janë diplomuar 45 mijë studentë. Me punën dhe përkushtimin e tyre në këto 65 vite ata e kanë shndërruar universitetin "Luigj Gurakuqi" në një qendër mjaft të rëndësishme të zhvillimit të arsimit tonë kombëtar, duke justifikuar emrin që ky Universitet mban dhe sot."

Zëvendësministrrja e Arsimit, Albana Tole, vlerësoi punën e bërë në kërkim shkencor të pedagogëve ndër vite.

Në këtë ceremoni ju akordua titulli “Honoris Causa” akademikut  Vehbi Hoti ndërsa profesorit Dhimitër Dhora ju akordua titulli "Profesor Emeritus".

Në kuadër të 65-vjetorit të krijimit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" në datët 27-28 tetor zhvillohet konferenca ndërkombëtare me titull "Perspektivat e reja në zhvillim glogal, Kërkim dhe Inovacion".