Wanda Nara, i dashuri 14 vite më i ri, flet për historinë mes të dyve

I dashuri i Wanda Nara-s, L-Gante që shtyu bionden argjentinase drejt divorcit nga Mauro Icardi është bërë njeriu i momentit në Amerikën e Jugut. Reperi argjentinas, i ftuar në një studio televizive nuk pohoi por as mohoi historinë me modelen që ka trazuar jo pak mediat rozë gjatë muajve të fundit.

Nuk ka ndodhur asgjë. Nuk dua që të dalë asgjë nga goja ime. Të gjithë duan që të them diçka por nuk mund të flasësh shumë për një person me të cilin je prej vetëm një muaji. Po e mbajn shënim këtë pyetje dhe ndoshta të përgjigjem më vonë”, iu përgjigj këngëtari gazetarit që i bëri një pyetje të drejtëpëdrejtë në lidhje me historinë mes të dyve.

Në vijim të intervistës, ai sulmoi edhe njerëzit që e akuzojnë se po bën thjesht marketing me këtë histori duke theksuar se nuk e ka bërë asnjëherë një gjë të tillë në karrierën e tij.