“Pasurisë me korrupsion nuk ja pa kush hairin”, pedagogu: Studenti të mos bredh pas politikanëve për vend pune

Pedagogu Lush Susaj në emisionin “Jeto me Orën” foli për pasionin e tij për bimët si dhe dëshirën e madhe që ka për ti përçuar dijet si duhet tek studentët.

Ai thotë se ajo çfarë dëshiron është që t’iu japë studentëve profesion.

“Dua ta bëj studentin që jo studenti të bredhi pas politikanëve për vende pune por studentin ta kërkojë tregu i punës.”, tha ai.

Lush Susaj: Ne kemi pasur profesorët më të mirë të kësaj bote. Ne i kemi thënë komunizëm dhe i them komunizëm e do i them komunizëm deri në vitin 1990, dhe mos ardhtë më por pjesa më e madhe e profesorëve të gjithë  ishin të specializuar. Tani ne studentët duhet ti nxjerrim profesionistë. Shteti shqiptar nuk është se është bërë ndonjëherë demokratik apo se i ka shërbyer çështjes kombëtare. Unë jam bërë profesionist, dua t’ju jap studentëve profesion. Dua ta bëj studentin që jo studenti të bredhi pas politikanëve për vende pune por studentin ta kërkojë tregu i punës. Studenti me 2 palë gërshërë, me një motorrsek të dali ti thotë hajde se kam punë për ty, nuk është punë e rëndë. Është një punë shumë e mirë.

Për pedagogun janë politikat e gabuara që e kanë çuar arsimin në këtë situatë, nuk është faji as i studentëve, as i pedagogëve as i rinisë.

Lush Susaj: Janë  totalisht politikat e gabuara të arsimit sidomos në atë profesional. Nuk është faji as i studentëve as i pedagogëve as i rinisë. E do rinia punën. Prindërit duke qenë egoistë nuk u bëra mjek nuk u bëra jurist se juristi mori aq lekë bëri 2 hotele në bregdet por çfarë i duhen. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë se kjo pasuri e vendosur me korrupsion është pasuri haram e nuk ka me ja pa hajrin kush kurrë. Kjo pasuri që fitohet me djersë e ditë për ditë të rrit fëmijët të trashëgon breza.

“Nëse je agronom bima nuk duhet të thahet, nëse je veteriner, veteriner je me e pre lopën përgjysmë me e ngjit prapë dhe me e ngrit në këmbë.”, tha ai.