Festa e ullirit në Lezhë, fermerët e Troshanit ankohen për mungesën e vaditjes

Troshani në Lezhës ëshë një zonë e njohur për kultivimin e Ullirit.  Vit pas viti fermerët atje po shtojnë parcelat, por ankohen për problematikat që hasin nga mungesa e ujit për vaditje.

Kultivuesit dhe përpunuesit e ullirit u bënë bashkë në Troshan të Lezhës.

Fermeret thonë se këtë vit prodhimi ka qenë i bollshem, por problem mbetet mungesa e vaditjes.

“Jo vetëm sasia, por cdo viti ka cilësi,” tha Zef Tuku, përpunues ulliri.

“Ka arritur në fshatin Troshan, 48 mijë rrënjë ullinj, të rinj dhe të vjetër. Troshani vetëm një mangesi ka deri më sot, vetëm vaditjen se të gjitha të tjerat i ka në mënyrë të mbrekullushme” tha Fatmir Ndoi, fermer.

Gjetja e tregut është një tjetër shqetësim për kultivuesit e Ullirit.

Festa e  ullirit në Lezhë synohet të kthehet në traditë të përvitshme gjatë muajit tetor.

"Kjo është një vlerë e shtuar për Troshanin. Siç njihet Kallmeti për verën, Troshani njihet për vajin e ullirit," tha një banor.

Qëllimi është promovimi i këtij produkti, por dhe nxitja e bujqësisë.

“Për bujqësinë ka shumë fonde. Duhet të dinë ti marrim,” tha Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë Lezhë.

Troshani është një fshat i njohur për kultivimin e ullirit në Lezhë, ku sipërfaqet e kultivuara janë në rritje, por fermerët kërkojnë më shumë mbështetje.