Përsëritet historia/ Edhe në 2011 Agim Gjata u arrestua pas 5 orëve rrethim nga RENEA
Përsëritet historia. Nuk është hera e parë që Agim Gjata, 49 vjeçari është arrestuar pas disa orëve rezistencë ndaj forcave RENEA.
Në 2011 ai ishte arrestuar për vrasjen e Ndoc Çelikut në një rrugë dytësore. Ngjarja aso kohe ka pasur si shkak motivet e dobëta mes protagonistëve. Arrestimi I Agim Gjatës u bë pas një rrethimi prej 5 orësh dhe negociatash.
"Edhe në atë operacion të organizuar 11 vite më parë policia sekuestroi armën e krimit" kujton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.
Nuk dihet shumë detaje rreth procesit gjyqësor për këtë krim, deri sot (27 tetor) kur dhe u njoftua dhe realizimi i operacionit “Neutralizimi” për të cilën u angazhuan dhe forcat speciale të ardhura nga Tirana.
Policia e identifikon si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me rekorde të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Arrestimi i tij u krye pasi policia kishte marrë informacion se po futej në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.
