Shkodër/ Agim Gjata qëllon me armë drejt RENEA-s, i shkuan në shtëpi ta arrestojnë (Video)

Forcat RENEA u përballën me plumba në fshatin Barbullush të Shkodrës gjatë një aksioni për arrestimin e një 49 vjeçari të cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.

Objektiv ishte Agim Gjata, person në kërkim për armëmbajtje pa leje, i dënuar më parë për vrasje.

Kur agjentët specialë e rrethuan në banesë, ai iu përgjigj me armë thirrjes për tu dorëzuar.

"Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë" informoi sot policia e Shkodrës.

Por skenari i kundërshtimit me armë nuk e shpëtoi nga arrestimi 49 vjeçarin.

Forcat Speciale arritën që të depërtojnë deri në banesë ku e neutralizuan dhe e nxorrën me pranga në duar.

Fatmirësisht situata e rrezikshme përfundoi pa asnjë person të lënduar mes shërbimeve të forcës Speciale RENEA.

Kontrolli në banesë më pas zbuloi arsenalin e armëve që Agim Gjata mbantë aty, një Kallashnikov me të cilin qëlloi policinë, një pistoletë, municion luftarak dhe një palë dylbi.

Veç akuzës së armëmbajtjes pa leje, Gjata do të përballet me drejtësinë edhe me akuzën e sulmit me armë ndaj efektivëve të Policisë në krye të detyrës.

Hetimet për të do të vijojnë nga prokuroria e Shkodrës.

Agim Gjata, rezulton se ka qëne i dënuar për vrasjen në vitin 2011 të fqinjit të tij 61 vjeçar Ndoc Çeliku.

Edhe në atë kohë, Ai u vu në pranga nga forcat Speciale pasi u mbajt i rrethuar për 5 orë me radhë.

Operacioni u kodua "Neutralizimi"

Shkodër/  Agim Gjata qëllon me armë drejt RENEA-s, i shkuan

Shkodër/  Agim Gjata qëllon me armë drejt RENEA-s, i shkuan