Kryeplaku i Bërxullës: Të ulen me ne ndryshe bojktot shkollës,do bllokojmë rrugët dhe hipotekën
Muharrem Koni, banor i Bërxullës, njëherësh kryeplak i kësaj zone, ishte I ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj ku paralajmëroi përshkallëzim të protestave.
Banorët e Bërxullës janë kundër prishjes së banesave pa informacion të detajuar të tyre nga zgjerimi i rrugës ku preken mbi 20 banesa.
Ata shprehen se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë informacion të detajuar mbi projektin dhe kërkojnë të ulen me firmën kontraktore.
Po ashtu, ata pohojnë se nuk ka asnjë komunikim me ta nga instancat shtetërore se çfarë do të bëhet me zhvendosjen e tyre nga zona.
Koni: Lutemi që fjalët tona të mos bien në vesh të shurdhët se deri tani jot ë shurdhët por këto nuk kanë as sy me parë dhe as veshë me dëgjuar. Por unë po u bëj thirrje bublike për të disatën herë hajdeni sa nuk është vonë të ulemi dhe të negociojmë se nuk do të zhvillohet projekti i asaj rruge pa u dëmshpërblyer sipas vlerës që e meriton zona dhe tokat sepse ne nuk e lëmë projektin të ecë qoftë dhe një minutë. Ai projekt ka ardhur deri në kufi dhe nuk e lejmë sepse nuk kemi ku të shkojmë , jemi autokton nga 300 vite.
Gazetarja: Protestat do ti vijoni?
Koni: Patjetër çdo ditë ne kemi protestë në orën 12.
Gazetarja: Do të përshkallëzohen protestat nëse qeveria nuk merr masa?
Koni: Do filloj bojkoti i shkollës, do shkojmë në bllokimin e rrugës së Rinasit dhe do shkojmë të bllokojmë Hipotekën.

