Babrru, ishte duke bërë punë shtëpie, bie nga ballkoni dhe ndërron jetë 64-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2022, 17:59
Një 64-vjeçare ka shkuar e pajetë ditën e sotme në Urgjencës e QSUT-së.
Sipas inflamacionit paraprak të policisë dyshohet se e moshuara ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë ku ishte duke bërë punë.
“Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
