Marku: Salillari duhet të ishte në burg! Kush është mik me pushtetin, favorizohet
I ftuar në Ora News në një intervistë ishte gazetari Bled Marku, banesa e të cilit preket nga projekti i Unazës së Madhe.
Ai akuzoi kompanitë e ndërtimit të cilët kanë lidhje me pushtetin dhe nuk kanë barrierra në gjërat që duan.
Marku: Salillari duhet të ishte në burg sot se Salillari ndërton pa leke 3 kate 4 kate. Salillarit ja legalizojnë sepse Salillari është shok i partisë është shok i kryeministrit, po kemi parë fotot që Kryeministri i puth, ia puth tullën Salillarit. Ti që ke 16 vite që e ke në proces legalizimi nuk ta legalizon sepse ty nuk të puth në tullë Edi Rama dhe as njerëzve të thjeshtë.
Pra sot shkelet ligji qoftë edhe me legalizimin në mënyrë të qëllimshme që disa njerëz që janë miq të afërm, shok të ngushtë të partisë të përfitojnë ndërsa pjesa tjetër nuk i intereson fare sepse mund ta shohë si pjesë elektorati madje kjo edhe ju intereson atyre sepse thonë ti mbajmë zvarrë, peng aktualisht këta njerëz. Të dalin në prag të fushatës dhe të thonë që prit se kemi një gjysëm zgjidhje dhe të vazhdojnë të bëjmë ato maskarralliqet me votat.
