Buqësia "smart" në Shqipëri, Kristo: Pritet sukses
Ilir Kristo, pedagog në UBT në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA foli rreth bujqësisë "smart" në Shqipëri.
Kristo tregoi se ku konsiston bujqësia “Smart” dhe se si mund dë ndikojë në të ardhmen e bujqësisë në vend.
Ilir Kristo: Është koncept dhe praktikë e re disavjeçare në Europë dhe botë. Bazohet në teknologjinë e nivelit të lartë për të menaxhuar një fermë bujqësore apo blegtorale. Kërkon burim informacioni. Sensorët që japin informacion të shpejtë mbi tokën, klimën lagështinë etj. Burimi tjetër është informacioni që vjen nga ajri satelitët, përdorimi i dronëve që përmes teknologjive inovative nuk kanë gjetur fushë të gjerë veprimi se janë të kushtueshme. Burimi i dytë është shpërndarësi i informacionit interneti. Informacioni që vjen nga sensor nga komponent të veçantë të bujqësisë smart ta integroj me komponent të tjerë. Blloku i tretë blloku i përpunimit të informacionit.
“Të tre këto të kombinuara bashkë i jepen fermerit në laptop, tablet informacionin dhe fermeri ka parasysh fermën në konturimin e tij. Pikat e forta dhe të dobëta. Ka nevojë për një trajnim të sofistikuar, specialist të mirëfilltë të fushës. E gjitha është e lidhur me robotikën. Me traktorët robot të cilët diku hedhin më pak pleh diku më shumë në varësi të tokës. Një sukses pritet. Është një teknologji që me pak vëmendje nga Ministria e Bujqësisë mund të japë rezultat. Smarti jep informacionin pastaj kalohet në bujqësinë precize.”
