Kazaferi: Nuk po na japin zgjidhje. Për tokën në Kodrën e Priftit ka interesa të mëdha për të ndërtuar

Ferdinant Kazaferi, kryetar Organizativ i PS, njëherësh banor i Kodrës së Priftit, i ftuar në studion e Ora News foli për projektin e Unazës së Madhe që prek dhe shtëpinë e tij dhe të banorëve përreth.

Kazaferi: Nëqoftë se këta të paktën tek zona jonë ta lëvizin projektin dhe mesa shoh nuk kanë ndërmend që ta lëvizin projektin sepse ka interesa të mëdha për të ndërtuar, për atë tokë bëhet name dmth është një tokë "kush prek, vdes" në kuptimin e atij filmit italian. Bëjmë një mesatare në të gjithë Tiranën, sa ndërtesa janë mos ua jep me 966, ndaje me 800 dhe më  jep edhe mua lekët të shtoj edhe ca lekë të tjera dhe të marr një ndërtesë.