Riparimi i asfaltit në autostradën Durrës-Tiranë krijon trafik të rënduar disa kilometra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2022, 17:44
Trafik i rënduar është krijuar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Trafiku i rënduar mësohet se ka ardhur si pasojë e riparimit të asfaltit të kësaj rruge.
Ndërkohë që sikurse shihet edhe në këto pamje të sjella nga Ora News, radha e makina shkon disa kilometra.
Nga ana tjetër nuk ka pasur një lajmërim nga autoritetet për një ndërhyrje të tillë në rrugë, përpos ndonjë tabele në rrugë.
Kjo ka bërë që shumë automjete që vinin nga Durrësit të gjenden në një situatë aspak të këndshme, ndërsa duhet të presin shumë minuta, ose edhe orë për të përshkruar këtë rrugë.
