“Lufta e Ukrainës është lufta jonë”, Nikolla merr pjesë në samitin e mbajtur në Zagreb

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla  ishte pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.

Samiti u organizua nga Parlamenti i Kroacisë dhe Parlamenti i Ukrainës, në Zagreb.

Gjatë fjalës së saj Nikolla tha se “Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmet kibernetike ndaj kombeve të lira nuk janë vetëm sulme ndaj sovranitetit. Ata kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Evropë dhe në planet”.

Nikolla nënvizoi se  “Shqipëria, në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është bashkë-penë-mbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e Ukrainës.  Lufta e Ukrainës është lufta jonë. Shqipëria ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit të saj serioz kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit të saj për paqen dhe lirinë.

“Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmet kibernetike ndaj kombeve të lira nuk janë vetëm sulme ndaj sovranitetit. Ata kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Evropë dhe në planet. Ndaj, mbështetja për Ukrainën dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike është një kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike. Aleancat ushtarake mund të shërbejnë si një nxitje për partneritete politike të fuqishme dhe të qëndrueshme. Duhet që të gjithë ta kemi parasysh një ndërveprim të tillë.”, tha Nikolla

Në samit morën pjesë kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, midis të cilëve Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA. Nancy Pelosi, Presidentja e Bundestsgut Gjerman Bärbel Bas etj.

“Lufta e Ukrainës është lufta jonë”, Nikolla

“Lufta e Ukrainës është lufta jonë”, Nikolla