Pas Asllan Dogjanit në Kamëz, edhe Mimoza Hajdarmataj shpall kandidaturën për bashkinë e Tropojës

Pas Asllan Dogjanit që deklaroi në studion e Rtv Ora se do të garojë në primaret e Partisë Demokratike për kandidat për kryebashkiak në Kamëz, një tjetër demokrat shpall kandidaturën.

Bëhet fjalë për ish-deputeten e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj, e cila do të garojë për të qenë kandidate për bashkinë Tropojë.

Teksa tregon se ka ruajtur gjithmonë marrëdhëniet me vendlindjen dhe pse është larguar në moshë të re nga Tropoja, ish-deputetja bën të ditur se arsyeja kryesore se përse ka vendosur të garojë me primaret është vendimi i PD-së për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë.

Hajdarmataj akuzon Partinë Socialiste në pushtet për braktisje të Tropojës si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror prej afro 10 viteve. Sipas saj, tropojanët janë diskriminuar.