Mbyllet Instagrami i JOQ Albania, portali akuzon dyshen Rama-Veliaj
Mbyllet llogaria në instagram e Joq Albania me mbi 1.3 milionë ndjekës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Joq Albania.
Kjo ka ndodhur të hënën, 24 tetor. Sipas Joq Albania llogaria në Instagram e saj u mbyll nëpërmjet një sulmi të organizuar nga patronazhistët e çiftit Rama-Veliaj.
"Me sa duket e vërteta therëse e realitetit që na rrethon, e denoncuar nga qindra-mijëra shqiptarë në inboxin e Joq Albania, i ka prishur propagandën dyshes Rama-Veliaj në prag të zgjedhjeve vendore" thekson Joq Albania.
Joq Albania thekson se të gjitha këto sulme të njëpasnjëshme me të njëjtin motiv dhe për një hark kaq të shkurtër kohor tregojnë qartësisht se një armatë e tërë patronazhistësh që paguhen nga taksat e shqiptarëve kanë raportuar për dhunë çdo story të publikuar nga Joq Albania.
Pra me lekët e taksave të shqiptarëve, çifti Rama-Veliaj kanë mbyllur Instagramin e të vetmes media ku çdo shqiptar pa dallim gjente një vend ku halli i tij pasqyrohej pa mëdyshje e pa censurim.
Ndërkaq Joq Albania fton qytetarët ta ndjekin në profilin tonë të dytë në Instagram me emrin Joq News.








