Durrës, ishin në kërkim për shpërndarje droge, kapen pronari i lokalit dhe dy të tjerë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Këta persona janë arrestuar pasi ishin të kërkuar pasi përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019.

“Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.” – njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.