Beteja politike për 14 majin, Kume: Rregullimet ligjore duhet të bëhen, ndryshimet nuk kushtëzohen nga koha

Do të jetë 14 maji data e përballjes së maxhorancës dhe opozitës për bashkitë.

Por a ka më kohë për të bërë reformën territoriale dhe për të përmbushur rekomandimet e OSBE?

Krasniq Kume, ish-kryetar i KQZ thotw se ligjore duhet të bëhen qoftë në kodin zgjedhor dhe duke ju referuar zgjedhjeve dhe në legjislacionin që trajton çështje të pushtetit vendor pasi sipas tij nuk kanë qenë nën presionin e kohës por rezultat i vullnetit.

Krasniq Kume: Unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur se rregullimet ligjore duhet të bëhen qoftë në kodin zgjedhor dhe duke ju referuar zgjedhjeve dhe në legjislacionin që trajton çështje të pushtetit vendor. Nuk kanë qenë nën presionin e kohës por rezultat i vullnetit. Ndryshimet nuk kushtëzohen nga koha. Kemi bërë ndryshime dhe kur subjektet janë futur në fushat zgjedhore jo më tashmë që ka më shumë se 6 muaj për tu futur në zgjedhje. Në tryezën e Komisionit Parlamentar ka mënyra si mund të zgjidhet. Nisma qytetare që në objekt ka ndryshimin e kodit zgjedhor, më shumë se 22 mijë qytetarë janë shprehur pro.

“Nëse do të arrihet të realizohet demokracia përfaqësuese në pushtetin vendor do të jetë më e madhe. Projektligji tashmë është dorëzuar në KQZ dhe KQZ do të bëjë verifikimin dhe nëse do të jetë i rregullt e dërgon në kuvend. Pastaj projektligji hyn në procedurat parlamentare.”, tha Kume.