Dy vëllezër shqiptarë të arrestuar për vrasjen e një 57-vjeçari në Greqi

Një 52 vjeçar është vrarë në Kassandra në Halkidiki dhe mediat greke shkruajnë se autorë janë dy vëllezër shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç.

Dy vëllezërit kanë qenë në banesën e viktimës dhe janë konfliktuar jashtë banesës me viktimën, djalin 24 vjeçar të tij dhe vajzën 18 vjeçare.

Në një moment vëllai më i ri ka goditur me thikë djalin e viktimës ndërsa i vëllai goditi 53 vjeçarin në gjoks me sëpatë duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima ka vdekur në vend, raporton media greke.

Dy vëllezërit janë arrestuar dhe janë dërguar në burgun Nigrita.