Rama takon presidentin e Emirateve të Bashkuara në Pallatin Mbretëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2022, 16:21
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takime Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Takimi u zhvillua në Pallatin Mbretëror.
Temë diskutimi gjatë takimi ishte ecuria e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama në Facebook.

