“Qytetarët u frikësuan pas protestave”, Arbana: Qeveria njërit i heq familjarin nga puna tjetrin e kërcënon

Aktivistja Sevim Arbana thotë se deri në vitin 2010 janë bërë protesta por për shkak të frikësimit që ju bë sapo u mësuan të jenë aktiv situata ndryshoi.

Teksa i referohej protestave që janë mbajtur nga pedagogët Arbana tha se të kërcënosh me vetting mësuesit dhe pedagogët që mezi mbajnë frymën është qesharake.

Sevim Arbana: Shqiptarët u mësuan të jenë indiferent. Në fillimet e para ka pasur dhe reagime që ne i quanim protesta. Deri në 2010 janë bërë protesta. Qytetarët sa u mësuan të jenë aktiv të reagojnë u frikësuan nga masat shtrënguese që merr pushteti kundër, njërit i heq familjarin nga puna tjetrin e kërcënon te biznesi privat që ka, tjetrin me mosgjetjen e punës ose e josh me një punë, në këto forma njerëzit u mekën dhe sot kemi një popull që nuk proteston. Të kërcënosh me vetting mësuesit dhe pedagogët që mezi mbajnë frymën është qesharake. Të bëjë vettingun e deputetëve që futen në parlament me zero lekë dhe ngrysen pas 4 vjetësh bosa.