Rama: Nga viti 2013 nuk e kam rritur rrogën time apo atë të ministrave dhe deputetëve

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar ditën e sotme qytetin e Elbasanit ai tha se që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave e deputetëve. 

Rama shtoi se për sa kohë qeveria nuk është në gjendje që të rrisë të tjerëve pagën deri në pikën ku e të meritojnë, nuk ka pse rritet paga e ministrave.

Rama: Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave. Nuk janë rritur asnjëherë pagat e deputetëve. E nuk kanë për tu rritur, as paga e kryeministrit nuk diskutohet, sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjeshtë: Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që t’ia u rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, ne nuk kemi pse e rrisim pagën tonë.

E nga ana tjetër dua të them që sot po të shohim se çfarë punësh janë bërë në Elbasan, Gjirokastër, Përmet, vende ku kam qenë këto ditë e në vende të tjera, është një Shqipëri tjetër nga ajo që shihet në televizor. Në televizor askush nuk kujtohet të tregojë për ata të cilët prodhojnë, eksportojnë dhe fitojnë. Ndërkohë që Shqipëria sot punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte përpara 7-8 vitesh.