Flakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet për vdekjen në komisariat të 32-vjeçarit Lear Kurti (Foto-Video)

Me flakadanë dhe thirrjet "Polici e krimit" dhe "Drejtësi për Learin" dhjetëra qytetarë protestuan para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën në komisariatin nr 3 mbrëmjen e 19 tetorit 2022.

Nuk munguan dhe thirrjet në kor të të rinjve: "Ju jeni vrasës!"

"Duhet ti themi boll kësaj paçavureje. Reagimet tona duhet të jenë sa më të forta për të treguar se nuk mund të na shkelni dot me këmbë. Jepe dorëheqjen vrasës! "

"A ka drejtësi në Shqipëri? Këta policë a u shërbejnë shqiptarëve? Këta policë me uniformë a kanë kryer vrasje?"

Mosdhënia e ndihmës mjekësore ndaj 32 vjeçarit Lear Kurti i cili humbi jetën në komisariatin nr 3 mbrëmjen e 19 tetorit 2022, është bërë shkak për pezullimin e tre efektivave të rendit.

Kamerat e sigurisë që fiksuan ngjarjen, kanë treguar se pas tentativës për tu ikur efektivave, Kurti është rrëzuar përtokë pasi nuk ndjehej mirë, por policët, e kanë dërguar në komisariat ku edhe ka vdekur, në vend që ta çonin në spital.

Flakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet përFlakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet përFlakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet përFlakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet për

Flakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet përFlakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet përFlakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet përFlakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet për

Flakadanë para Ministrisë së Brendshme, protestohet për