Premtimi i Ramës: Brenda dekadës sovranitet energjetik, do ta prodhojmë vetë dhe do ta ekspertojmë
Kryeministri Edi Rama ka vizatuar ditën e sotme qytetin e Elbasanit ku ka folur për çmimin e energjisë që sipas tij rritja do ta mbulohet nga buxheti i shtetit.
Rama shtoi se energjia duhet kursyer nga të gjithë qytetarët dhe shtoi se brenda kësaj dekade shqipëria do të ketë sovranitet të plotë energjetik, do të prodhohet e gjithë energjinë në vend
Rama: Kemi arritur t’i mbrojmë duke vendosur mes tyre edhe çmimit një mburojë e cila financohet nga buxheti i shtetit dhe të gjithë ju, kur të shkoni në shtëpi, tek fatura e energjisë keni një fashë të kuqe ku do të shikoni se sa është çmimi real, mjafton të bëni një mbledhje numrash se sa më i lartë është ai çmim nga çmimi që ju paguani, i cili është i njëjti me çmimin përpara sesa të fillonte lufta dhe përpara se të fillonte edhe vetë kriza energjetike, e cila filloi përpara luftës.
Ne do mundohemi që çmimin e energjisë ta mbajmë deri në fund për familjet dhe bizneset e vogla, por nga ana tjetër, ne do të vazhdojmë të përpiqemi që ta përcjellim sa më shumë mesazhin që kjo nuk varet vetëm nga ne. Kjo varet edhe nga të gjithë ju, kjo varet nga çdokush që ndez dhe fik dritat në shtëpi, nga çdokush që ndez dhe fik dritat në mjediset e aktivitetit të tij. Është e sigurt që ne brenda kësaj dekade do kemi sovranitet të plotë energjetik, do ta prodhojmë të gjithë energjinë në vend dhe do jemi eksportues neto.
