Bashkimi i PD, Salianji: Mungon vullneti, procesi për tu hedhur hi syve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 21:50
Deputeti i PD Ervin Salianji thotë se brenda PD mungon vullneti për tu bashkuar.
Gjatë një intrvist për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Salianji tha se ‘është thjesht një proces për t’ju hedhur hi syve apo për të treguar se kush është shkaktari i ndarjes dhe i përçarjes’.
Ervin Salianji: Ajo që shoh unë është se nuk ka vullnet për tu bashkuar. Është thjesht një proces për t’ju hedhur hi syve apo për të treguar se kush është shkaktari i ndarjes dhe i përçarjes dhe nuk shoh të ketë element konkret se cila është rruga që e çon PD-në në një kandidat të përbashkët. Uroj të mos jetë e vërtet por po shoh vullnet për të kundërtën për të mbajtur pozicionin e vet. Përfitues i drejtpërdrejt do të jetë Rama dhe qeveria e tij.
