"Mos përbaltni viktimën!" Aktivistja ndihet keq gjatë protestës para Ministrisë (Video)
Gazetarja dhe aktivistja Nertila Haxhia u ndje keq gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa mbante fjalën para mediave me thirrje ndaj policisë që të investohet në parandalim dhe reabilitim dhe jo vrasje, ajo humbi vetëdijen.
"Nuk dua të marr kompetenca që nuk më takojnë përveçse si qytetare. I shpreh ngushëllime nënës dhe babait të djalit. Si nënë dhe si një motër e një vëllai 18 vjeçar kam një thirrje për policinë e shtetit: Nëse vëllai im dyshohet për çdo vepër pemale gjeni mënyrën ta arrestoni, ta dënoni, gjeni mënyrën dhe ta rehabilitoni sepse këtu ndodh që përbaltet dhe viktima. Funksioni më i lartë moral dhe juridik i ligjit për të pasur efektivitet në një shoqëri demokratike është parandalimi dhe rehabilitimi" tha ajo.
Protestuesit rreth saj i dhanë ndihmën e parë.
