Prokuroria nuk bind Apelin, 18 punonjësit e burgut të Fierit mbeten të lirë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin prej 18 punonjësish të burgut të Fierit, të cilët u arrestuan nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve për shpërdorim detyre.

Vendimi ishte ankimuar nga prokuroria.

Gardianët dhe punonjësit e burgut të Fierit të arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve akuzohet se kanë falsifikuar dosjet e të dënuarve, duke i ndihmuar ata të përfitojnë padrejtësisht ulje dënimi, apo edhe lirim me kusht.

Një tjetër abuzim është gjetur në farmacinë e burgut, ku janë evidentuar ilaçe të skaduara ndërkohë që disa prej tyre dyshohet se janë përdorur. Po kështu dyqani brenda burgut është lejuar të punojë pa matës dritash.

Gjykata e Tiranës i liroi në masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Ndaj tyre ishte caktuar masë "arrest shtëpie" në mungesë për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

 

Dokumenta bashkëngjitur