“Është një dëshirë që nuk duhet ta realizoj”, Rexhaj: Poltika shqiptare nuk mendon për zgjidhje
Shkrimtari Albatros Rexhaj në emisionin “Jeto me Orën” rrëfeu se nuk iv ë fre vetes dhe se ëndërrat e tij i ka realizuar.
Por a ka ndonjë dëshirë të mbetur në sirtar?
Ai tregoi se i bën rezistencë marrjes me politikë pasi sipas tij si në Kosovë si në Shqipëri politikanët flasin vetëm për probleme dhe nuk flasin për zgjidhje.
Albatros Rexhaj: Krejt ëndrrat i kam realizuar. Me kohën e kam kuptuar se është një dëshirë që nuk duhet ta realizoj. Tani që jam rrit e kam kuptuar se për të arrit atë gjë duhet të futesh në politike, poltika shqiptare nuk mendon për zgjidhje. Kanë nevojë për probleme, nuk janë të interesuar për zgjidhje. Unë i rezistoj shumë të futem në politikë. I rezistoj kësaj gjëje se besoj në zgjidhje. I bëj rezistencë se unë dua të flas për zgjidhje se probleme ka dhe si në Kosovë si në Shqipëri flasim vit pas viti për të njëjtën gjë. Debatet tona janë për gjëra themelore.
Sa i përket të ardhmes në Shqipëri shkrimtari i trembet zhgënjimit të njerëzve pasi thotë se do të vij një moment kur këtu nuk do të ketë më shqiptarë, do të jenë nëpër botë.
Albatros Rexhaj: Populli shqiptar ka një aftësi të jashtëzakonshme ti mbijetojë çdo budallallëku të mundshëm. Ajo që më tremb është zhgënjimi i këtyre njerëzve dhe do të vij një moment kur këtu nuk do të ketë më shqiptarë, do të jenë nëpër botë.
