Bashkimi i votave për dosjet, Salianji: Opozita ra në grackën e Ramës
Deputeti i PD Ervin Salianji tha se me ligjin për hapjen e dosjeve Rama bëri që opozita të binte në grackën e tij.
Akaq Salianji thotë se ditën e djeshme Rama tregoi se nuk mund të distancohet dot nga e kaluara e tij.
Ervin Salianji: PD është e bashkuar në një pikë lustracioni, dekomunistizimi si dhe dënimi i përndjekjes e torturave. Të gjithë që kanë mbajtur në këmbë ngrehinën që ka sjellë mijëra krime. Lustracioni dhe ajo që është kali i betejës së opozitës shqiptare. Ajo që nuk i duhet shoqërisë ajo që ndodhi dje që kryeministri nuk ka bërë asnjë distancim. Dje nuk u distancua dot nga i ati i tij për dënimin e fundit me vdekje të një poeti. Nuk ka forcën për ta dënuar dhe për të dënuar partinë, një parti që dhe sot i drejtohen njëri tjetrit me shok e shoqe. Përgjegjësit kryesor në atë regjim kanë qenë punëtorët e sigurimit dhe gjithë pjesa tjetër e Partisë së Punës. Bashkëpunëtorët duhet të marrin përgjegjësinë një herë e mirë.
Sipas Salianjit çdo ligj që vjen për tu bërë për persona të caktuar dhe jo për interesat e publikut nuk i shërben interes të shqiptarëve.
Ervin Salianji: Çdo ligj që vjen për tu bërë për persona të caktuar dhe jo për interesat e publikut nuk i shërben interes të shqiptarëve. Në një situatë të tillë ku është Shqipëria jemi para risqeve që në momente të caktuara plotësojnë interesat e veta duke shantazhuar duke mbajtur në presion apo duke deformuar të vërteta. Ajo që ka dashur Edi Rama me ndryshimet e fundit ka qenë për të treguar që opozita nuk është e bashkuar dhe për fat të keq opozita ra në këtë grackë duke mos u konsultuar dhe ku diskutohet që nuk ka një qëndrim të unifikuar.
