U shfaq në video duke goditur një person pasi ndaloi makinën, pezullohet polici i Rrugores në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 19:29
Pezullohet nga detyra një efektiv i policisë rrugore në Pogradec, i cili u shfaq në një video në rrjetet sociale duke goditur një person që ishte në makinën e ndaluar.
Polici është pezulluar nga puna me urdhër të drejtorit Rrumbullaku. Sipas burimeve bëhet me dije se polici ka ndaluar një shtetas, i cili ka qenë pa rrip sigurimi dhe nuk jepte dokumentat për verifikim.
Në ato momente, ka filluar debati ku mësohet se personi ka ofenduar rëndë punonjësin e policisë, dhe për këtë shkak polici e ka goditur.
Çështja ka kaluar në prokurori dhe AMP po ashtu po merret me zbardhjen e rrethanave.
View this post on Instagram

