Berisha akuza Ramës: Ka nisur që tani manipulimin e zgjedhjeve por ne nuk do bojkotojmë, do ndeshemi me të
"Çdo përpjekje për të forcuar pushtetin e Edi Ramës do të ndeshet në mënyrën më të pashmangshme në kundërshtimin e plotë të shoqërisë shqiptare me në krye PD."
Me këtë kërkesë kryetari i PD u është drejtuar përfaqësuesve në rrethe për të organizuar protestat.
Vrasja e të riut, ekonomia e vështirë dhe presioni sipas tij që Rama po u bën mediave, akademikëve kërkon reagim të menjëhershëm.
"Ku do shkojmë ne? Të tjerët thonë, unë po ik, unë po ik. Por ne duhet tu dalim për zot këtyre. Këta duhet të shohin se ne jemi në këmbë, në rrugë dhe në përballje me këtë regjim antishqiptar. Ky është një mision i madh për ne."
Zhvillimin e primareve Berisha e shikon si domosdoshmëri, por po aq të rëndësishme e cilëson dhe përgatitjen për zgjedhje, për të cilat shtoi se Rama ka nisur manipublimin e votave.
"Që tani ka filluar manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do ti bojkotojmë. Jo ne nuk bojkotojmë zgjedhje, ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën."
Megjithatë kryetari i demokratëve nuk bëri të ditur nëse do të thërrasë një protestë kombëtare, apo reagimi do të jetë në bashki.
