Berisha tregon kur do kemi datën e protestës së madhe, porosia për krerët e degëve: Mendoni çdo mëngjes çfarë do ti bëni këtij regjimi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se brenda 2-3 ditësh PD dhe opozita do të ketë një datë për mbajtjen e një proteste kombëtare.
Të takimin me krerët e degëve të PD-së në rrethe, pasi më herët ka takuar edhe ata të Tiranës, Berisha kërkoi angazhim maksimal të tyre për tu përballur me regjimin e Ramës, në gjykimin e tij kriminal por i kalbur.
Berisha: Ku do shkojmë ne? Unë po ik, unë po ik. Ne duhet tu dalim për zot këtyre, duhet të shohin se jemi në përballje me këtë regjim antishqiptar. Është një mision i madh për ne, nuk na mungon asgjë sot. Njerëzit janë si kurrë më parë të gatshëm për betejë dhe protestë. Na pyesin çdo ditë: Çfarë po bëni, pse nuk po ngriheni? Kjo kërkon të shumëfishojmë kontaktet. Shpjegimet tona ne i kemi të vërteta. Të ulemi me demokratët, të ulemi me socialistët e vërtetë, të ulemi me njerëzit pa parti. Këtu çdo ditë më vijnë socialistë, nuk janë rilindas, që përjetojnë të njëjtat situata. Hajde të bashkojmë kauzat, kemi kauzë të drejtë. Dy proceset janë jetike, kam besim që ju do bëni gjithçka që njëri të mos pengojë tjetrin por të ecim paralel dhe me shpejtësinë e duhur. Këto 2-3 ditë ne do të caktojmë datën e protestës së përgjithshme.
Por krahas saj do të ketë protesta të tjera. Duhet të imagjinojmë dhe të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë një plaçkë të tij, interesat kombëtare interesa personale të tij. Ky ka vetëm një qëllim: Pasurimin e paligjshëm të tij. Fermerët, biznesmenët, shtresa e mesme e shoqërisë duhet të shohin se ne jemi në këmbë dhe në sulm për të mbrojtur interesat e tyre. Nuk mundet më të nëpërkëmben njerëzit në këtë mënyrë. Duke filluar nga nesër ju ftoj të organizikhen mbledhjen e seksioneve në mbarë Shqipërinë dhe në këtë lëvizje ata janë promotorë. Kanë detyrimin e mobilizimin maskimal për protesta të komunitetit të tyre ku ata ushtrojnë veprimtarinë.
Shpreh besimin më të madh se ne do të tregohemi në lartësinë e detyrës, e misionit. Vetëm një gjë kërkoj nga ju njerëzisht, si opozitarë të vërtetë do të mund të jemi vetëm atëherë kur çdo mëngjes do ti shtrojmë pyetjen vetes: Çfarë do ti bëjmë këtij regjimi sot, këtij regjimi antishqiptar dhe anbtidemokratik. Kur të gjithë të mendojmë në këtë mënyrë çdo mëngjes ne ja dalim se ky është një regjim i kalbuar, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen.