“Ligji për hapjen e dosjeve ka qenë flamur për PD”, Baçi: Rama donte të provokonte demokratët

Mbrëmë kaloi ligji për hapjen e dosjeve.

Publicist Agim Baçi në një intrvistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja  u shpreh se Rama nuk e fshehu idenë që e ka të bëjë për një betejë politike.

Sipas Baçit ky ligj duhej të ishte bërë që në vitin 1992.

Agim Baçi: Rama nuk e fshehu idenë që e ka të bëjë për një betejë politike, pjesa tjetër është se donte të provokonte të dyja palët duke qenë se grupi i PD nuk u paraqitën për të votuar duke krijuar një paradoks. Ky ligj ka qenë flamur për PD, duhet të ishte bërë që në ‘92 pasi u paraqitëm me sloganin bashkëfajtor e bashkëvuajtës dhe unë e kuptoj që ishte shumë i dëmshëm pasi nuk mund të jenë të gjitha palët në një krah. Pas vitit 2005 Berisha duhet të kishte bërë gjithçka për këtë ligj.

Sipas tij nuk bëhet fjalë për të dhunuar persona por për të treguar se të ligën e kanë bërë këta njerëz.

Agim Baçi: Duke ngritur një çëshje duhet ti shkosh çështjes deri në fund. Nuk është njësoj ai që ka bashkëpunuar ai që është vënë nën represion nga ai për të bërë karrierë. Këtu nuk bëhet fjalë për të dhunuar persona por për të treguar se të ligën e kanë bërë këta njerëz. Do të thotë se ti je një komb që nuk do të shërohesh nëse nuk do të shikosh të shkuarën.