Alibeaj mohon akuzat për pazare me PS për hapjen e dosjeve: U miratuan edhe amendamentet tona

Pas akuzave se bashkimi i votave i deputetëve mbështetës të tij u bë për pazare politike, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike shpjegoi se mazhoranca mund ta kishte kaluar ligjin në Kuvend edhe pa votat e opozitës.

Por Partia Socialiste pranoi edhe dy amendamentet e propozuara prej grupimit të tij.

"Është e panevojshme që këto të mbahen të mbyllura në senduk, jashtë syve të njerëzve. Duhet të deklasifikohen. Ky ishte amendamenti i parë, i dyti ishte dhe më i rëndësishëm. Çdokush, pa asnjë përjashtim ka të drejtë, sipas amendamentit tonë, të paraqesë një kërkesë te Autoriteti i Dosjeve, të kërkojë dhe të marrë mbrapsht kopje apo duplikatë të dokumenteve të dosjeve të Sigurimit të Shtetit."

Alibeaj e quajti detyrim moral ndaj demokratëve edhe pse salla e parlamentit u bojkotua nga deputetët mbështetës të Berishës.

"Si përfaqësues të PD e kemi pasur detyrim që në 1991 që ta bënim këtë hapje të plotë të dosjeve për publikun shqiptar sepse është një nga mjetet për tu shkëputur nga e shkuara komuniste. Tashmë është ende e nevojshme të shkëputemi nga trashëgimia komuniste, por edhe nga tranzicioni".

Kryetari i grupit parlamentar theksoi se vota pro hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit nuk është nisëm kundër individëve të caktuar, por vjen në kuadër të tre nismave të tjera ligjore të grupimit të tij për dekomunistizimin e vendit pasi socialistëve do tu kërkohet të votojnë edhe për projektligjin për lustracionin.

Alibeaj mohon akuzat për pazare me PS për hapjen e dosjeve: U miratuan