Fushë Krujë: 34 vjeçari gjendet i vrarë në kanal me plumb në këmbë

Indrit Ndoi, 34 vjeç u gjet i vdekur në një kanal në Fushë Krujë me një plagë arme zjarri. Dyshimet janë se i riu është vrarë në një tjetër vend dhe më pas është hedhur aty për të fshehur gjurmët. 34 vjeçari rezulton se ishte me masë “arrest shtëpie” për transport klandestinësh, por siç duket ka lëvizur i lirë.

Një 34 vjeçar u gjet i vrarë mëngjesin e 21 tetorit në Fushë Krujë. Viktima u identifikua si Indrit Ndoj.

Trupi  i pajetë u gjet rastësisht nga familjarët rreth orës 08:20 në lagjen “Bakushe Visha”, në një kanal të rrugës dytësore.

Kqyrja paraprake zbuloi se 34  vjeçari kishte një dëmtim në këmbë , që dyshohet të ishte shkaktuar nga armë zjarri

Burimet thanë se i riu ka marrë vetëm një plumb që i ka prekur arterien kryesore cka ka rezultuar fatale.

Indrit Ndoj, sipas dëshmive mbrëmjeve qëndronte në banesën e një të afërmi të larguar në emigracion në fshatin Hasan të Krujës, ndërsa familja jetonte në Fushë Krujë.

Rrethanat mbeten të paqarta, por dyshimet janë se Indrit Ndoj është qëlluar gjatë natës.

Dinamika dhe motivet e vrasjes së 34 vjecarit po ashtu mbeten të paqarta.

Familjarët e të riut kanë dyshime se Indrit Ndoj mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i tij është hedhur në zonën ku u gjet për të fshehur vendin e krimit.

Mungesa e biçikletës me të cilën thuhet se ai lëvizte vazhdimisht, forcon dyshimet e tyre.

Ekspertët e policisë ende nuk kanë arritur në përfundime, ndërsa morën prova në vendgjarje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së 34 vjeçarit 

Indrit Ndoj rezulton person me precedentë penalë.

Shtatorin e kaluar, ai u ndalua bashkë me Enea Babasin duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Dinamika dhe motivet e vrasjes së 34 vjecarit po ashtu mbeten të paqarta.

LAJMI SIC MBERRITI NE REDAKSI 

Ora 10:10 Fushë Krujë: 34 vjeçari gjendet i vrarë në kanal, plumbi dëmtoi arterien kryesore 

Detaje të reja nga vdekja e 34 vjeçarit Indrit Ndoj  në Fushë Krujë. Trupi i të riut u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, 21 tetor 2022 në kanal në një rrugicë dytësore në lagjen  “Bakishe Visha”, Fushë Krujë.

Nga hetimet e para mësohet se plumbi ka prekur arterien kryesore në pjesën e poshtme të kofshës informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.


Ora 09:52  U gjet nga familjarët i vdekur në kanal, 34 vjeçari i arrestuar për trafikim emigrantësh 

Burime për Ora News bëjnë me dije se Ndoj u arrestua në 19 shtator 2021 duke kaluar 19 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.


Ora 09:07 I riu gjendet i vdekur në kanal

Një 34 vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 08:20,  në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë Krujës

Policia thotë se nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari, i identifikuar si Indrit Ndoj "ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri" informoi sot policia e Durrësit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se viktima është gjetur në një kanal nga familjarët e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata bëjnë me dije se ai nuk ka pasur konflikte me njeri.

34 vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi trupi është gjetur i ftohtë sipas dëshmitarëve.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Indrit Ndoj ishte banues ne fshatin Hasan, Krujë. 

Fushë Krujë: 34 vjeçari gjendet i vrarë në kanal me
Viktima Indrit Ndoj