Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston nesër, Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë te sheshi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 22:08
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në mbështetje të protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke i ftuar të gjithë qytetarët ti bashkangjiten.
Protesta do të zhvillohet nesër në orën 12:00 tek sheshi i Teatrit nën moton:"Stop betonizimit të Tiranës, stop erionizimit të Tiranës, larg duart nga Teatri".
Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur hapur se mbështet të gjitha kauzat, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt opozita do të dalë me një protestë kombëtare.


