Tiranë: Aksident me pasojë vdekjen tek Pallati me Shigjeta, humb jetën 33 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 08:12
Një aksident ka ndodhur gjatë natës tek Pallati me Shigjeta ku një makinë ka përplasur një 33 vjeçar që po lëviste me motor.
Si pasojë, drejtuesi i motorit ka humbur jetën.
"Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
