Kadia: Kjo nuk është krizë çmimesh, por është inflacion, rritja ndjehet tek konsumatorët
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zv. ministri i Financave Besart Kadia u shpreh se na vështirësi të shtresa në nevojë që kanë të ardhura të ulta për shkak të luftës.
Sipas tij, kjo nuk është krizë çmimesh, por është inflacion dhe se çmimet janë rritur dhe konsumatorët e ndjejnë, por është një fenomen i importuar.
Kadia: Nuk kemi ndryshim të rritjes së papunësisë. Ka vështirësi të shtresa në nevojë që kanë të ardhura të ulta. Përpos shtresave në nevojë që i ndikon rritja e çmimeve, sepse kjo është kriza e çmimeve që ka prekur në sektor të caktuar të shoqërisë.
Kjo nuk është krizë çmimesh, por është inflacion. Çmimet janë rritur dhe konsumatorët e ndjejnë, por është një fenomen i importuar. Maksimumi që bëjnë shtetet është që kanë dhënë para, por nëse inflacioni vazhdon, nuk mund të japësh para vazhdimisht.
