"Qirinjtë e tortës do ti fryjmë nesër bashkë", Balla ja uron vajzës nga Kuvendi 5 vjetorin e lindjes

Seanca maratonë e Kuvendit ja pamundësoi pjesëmarrjen në ftesën e ditëlindjes së të voglës së tij.

Por Taulant Balla zgjodhi të urojë përmes facebookut vajzën e tij për 5 vjetorin e lindjes, duke i premtuar se qirinjtë e tortës do ti fryjnë nesër bashkë.

"Gëzuar Melania ime 5 vjetorin! Të duam shumë Qirinjtë e tortës do t’i fryjmë nesër bashkë. Sot u vonova për shkak të diskutimeve të gjata në Kuvend".