Fushë Krujë: 34 vjeçari gjendet i vrarë në kanal, plumbi dëmtoi arterien kryesore

Detaje të reja nga vdekja e 34 vjeçarit Indrit Ndoj  në Fushë Krujë. Trupi i të riut u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, 21 tetor 2022 në kanal në një rrugicë dytësore në lagjen  “Bakishe Visha”, Fushë Krujë.

Policia zyrtarisht tha se ai kishte plagë me armë zjarri në këmbë.

Nga hetimet e para mësohet se plumbi ka prekur arterien kryesore në pjesën e poshtme të kofshës informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Fushë Krujë: 34 vjeçari gjendet i vrarë në kanal,

I riu nuk ka shenja dhune por ishte duke shkuar në shtëpi.

Ai flinte herë në banesën e tij  tek prinderit herë në një banesë në një fshat të Fushë Krujës, pasi i afërmi i tij kishte shkuar në emigracion dhe 34 vjeçari e kishte në ruajtje banese.

Janë të paqarta deri tani motivet e kësaj vrasjeje.