Aktori Jim Belushi në zyrën e kryeministrit, Rama: Me legjendën për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë

Zyra e kryeministrit Edi Rama ka qenë ndalesa e radhës e aktorit amerikan me origjinë shqiptare, Jim Belushi.

Ai ka realizuar xhirimet për dokumentarin e ri amerikan për Shqipërinë.

 “BLUES BROTHERS! Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery???? Channel”, shkruan Rama teksa  ka ndarë dhe disa foto nga takimi në zyrë.

Aktori Belushi prej disa ditësh ka mbërritur në Shqipëri. Ai ka postuar foto nga Tirana, ku shfaqet krah miqve të tij.

Aktori Jim Belushi në zyrën e kryeministrit, Rama: Me legjendënAktori Jim Belushi në zyrën e kryeministrit, Rama: Me legjendën